Provokime ndëretnike në Veles
Në Xhaminë Qendrore të Velesit, Fazëll Ahmet Pasha besimtarët mysliman vazhdojnë të ndihen të pasigurt dhe të shqetësuar nga kërcënimet që po u bëhen këtyre ditëve nga fqinjët e tyre maqedonas që jetojnë përreth këtij objekti të kultit, raporton Alsat-M.

Kështu shprehet imami i kësaj xhamie Nesim Demiri duke rikujtuar se situata filloi të tensionohet që kur para dy ditëve gjatë faljes së namazit të jacisë, një banor i etnitetit maqedonas nën ndikimin e alkoolit ka lëshuar fyerje dhe kërcënime e të cilit më pas i ishin bashkangjitur edhe banorë të tjerë.

“Çdoherë që ndodh diçka në Maqedoni, ne jemi të parë në këtë anë d.m.th ofendohemi, fyhemi e kështu me radhë prej rrethit këtu që jetojnë edhe para dy ditëve gjatë jacisë duke u thirë ezani ndodhi një incident këtu në afërsi të xhamisë, një grup maqedonas u afruan këtu afër dhe ia nisën të kërcënojnë, të fyejnë e ofendojnë. Ata që ishin këtu në xhami, ishim një numër i vogël i besimtarëve, u frikësuan tepër, gjegjësisht u shqetësuan”, deklaroi Nesim Demiri, imam i Xhamisë Fazill Ahmet Pasha.

Tensionet e ditëve të fundit, duket se i kanë shqetësuar edhe qytetarët tjerë jomaqedonas të këtij qyteti.

“Në Veles momentalisht është vështirë, kemi frikë pasi pas incidenteve të këtilla frikësohemi që gjatë orëve të vona të natës të shkojmë në xhami dhe të falim namazin pasi para dy ditëve kishim një incident, u frikësuam dhe tani natën kemi frikë të vijmë këtu”, tha Yildirim Elmazov, qytetar.
Shtuar më 17/04/2012, ora 16:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori