Protestohet prapë në Shkup (FOTO LAJM)

Edhe ditën e sotme kanë nisur protestat për "Revolucionin laraman" ku bashkë me protestuesit ishte edhe ish ambasadorja holandeze Simone Filippini.

Në protestën e sotme protestuesit kishin bërë edhe një vepër arti të titulluar "Burgu" ku ishin burgosur figurativisht politikanët.

“Derisa të largohen mafiozët nuk do të ndalemi, nuk do të lëkundemi. Jemi këtu për bashkëluftëtarët tonë të paraburgosur, thërrasim parulla në emër të tyre. Jemi këtu për ata që janë të frikësuar – i inkurajojmë të marrin guximin. Por mbi të gjitha – jemi në rrugë sepse ky është institucioni jonë i fundit, aleati jonë në luftën për liri", thonë organizatorët e protestave nga “Protestoj“.

Protestat përpara qeverisë vazhdojnë dhe se sa duket nuk dihet se as kur do të përfundojnë. /Albeu.com/

Shtuar më 02/06/2016, ora 21:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori