Protestë para Kuvendit të Maqedonisë për helmimin e qenëve dhe maceve (FOTO&VIDEO)
Shoqata të ndryshme për mbrojtën e kafshëve sot kanë protestuar para Kuvendit të Maqedonisë, duke kundërshtuar ashpër helmimin e qeneve që bëhet ditëve të fundit në pjesë të ndryshme të Shkupit. Aktivistët thonë se qëllimi i protestës është që të rritet vetëdijesimi i qytetarëve dhe institucioneve që të mos hedhin helme në rrugë, pasi sipas tyre edhe kafshët meritojnë të jetojnë.

“Duhet të ndërpritet hedhja e helmimi dhe të ketë pak njerizim tek popullata, mendoj e se helmimin bëjnë persona por edhe në mënyrë të organizuar për shkak se ë një periudhe kohore u helmuan shumë në Shkup;, por edhe në Maqedoni”, transmeton Albeu.com.

“Helmimi qenve në mënyre masovike duhet të ndërpritet, nëse duam të identifikohemi si një shoqëri e civilizuar dhe të bashkëjetojmë me kafshët” .

Javëve të fundit në qytetin e Shkupit janë shpeshtuar sulmet nga qentë endacak. Disa persona përfshi edhe fëmijë kanë përfunduar në qendrën klinike. Rasti i fundit ka ndodhur të premten në mbrëmje kur dy qen endacak kanë sulmuar një fëmijë 10 vjeç në rrugën “Volgogradska” në Shkup. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2017, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori