Protestë paqësore para selisë së BE në Shkup
Këshilli i Organizatave Shqiptare në Maqedoni sot do të mbajë protestë paqësore para selisë së BE-së në Shkup. Një ndër anëtarët e këtij Këshilli, Valon Kurtishi deklaroi për agjencinë e lajmeve se protesta mbahet kundër diskriminimit socio-ekonomik të shqiptarëve.

“Kjo protestë do të jetë një mesazh kundër diskriminimit të shqiptarëve në IRJM, por njëherit është edhe një promovim i KOSH si një lëvizje civile alternative apartiake”, deklaroi Valon Kurtishi, kryetari i organizatës, Illyricum Libertas. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2011, ora 09:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori