Kanosi bashkëshorten e pajisur me urdhër mbrojtje, 43-vjeçari bie në pranga

Policia ka arrestuar një 43-vjeçar që Lezhë, pasi , ka kanosur bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 43 vjeç, banues në Barbullojë, Lezhë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka kanosur bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje”, thuhet në njoftimin e policisë..

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 37 vjeç, banues në Lushnjë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij./
albeu.com


Shtuar 6.12.2021 11:18