Protestë kundër dygjuhësisë në Shkup
Disa organizata qytetarët sot kanë protestuar para përmendores Kërste Petkov Misirkov në Shkup përpara ASHAM-it, dhe kërkonin që gjuha maqedonase të jetë gjuhë e vetme zyrtare.

Organizatorët e protestës të cilët e udhëhiqnin marshin kërkonin që të shfuqizohet Ligji i ri për gjuhët, të shikohet kushtetutshmëria e ligjit dhe kërkonin referendum për shfuqizimin e Ligjit për gjuhët.

Ana Bobinkova Mijakovska tha se ata kanë protestuar përpara se të miratohet ligji, shkruan Makfax.
Shtuar më 01/03/2020, ora 23:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori