"Protestat po bëhen për të tërhequr vëmendjen nga kriza politike"
Protestat që po mbahen në Shkup prej disa ditësh me radhë, janë të nxituara politikisht dhe porositësi i tyre është VMRO-DPMNE.

Kështu vlerësojnë njohësit e rrethanave politike për televizionin Shenja.

Sipas tyre, Gruevski po tenton që nëpërmjet protestave të ruan vendin e tij në pushtet që e ka pasur deri më tani. Analisti Bashkim Bakiu, i cili këto protesta i quan irracionale, thotë se ato janë taktika për të arritur një strategji konkretisht të VMRO-DPMNE-së.

Ndërkohë, analisti Bojan Mariçic, thotë se protestat kanë për për qëllim të ngritin tensionet gjatë negocitave për Qeveri të re.

Sipas tij, përmes tensioneve në rrugë të nxitura nga partia që deri tani ka qenë në pushtet VMRO, kjo e fundit po tenton të pengojë marrëveshjen për Qeveri të re dhe në një farë mënyre ta shpëtojnë udhëheqësin e saj nga përgjegjësia dhe nga rrjedha e mëtutjeshme e reformimit të shtetit./albeu.com/

Shtuar më 28/02/2017, ora 22:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori