Protesta në Gjorçe Petrov
Banorët e lagjes Gjorçe Petrov do të dalin sot përsëri në protesta në orën 18:00. Protestat ndërmerren për shkak të aksidentit që shkaktoi pasoja tek një fëmijë 10 vjeçarë.

Banorët e revoltuar kanë protestuar mbrëmë, pas ndodhjes së aksidentit, ku kërkojnë nga kryetari i komunës që të përmirësojë sinjalistikën në rrugë.

Mbrëmë në Gjorçe Petrov u aksidentua dhjetëvjeçari duke kaluar rrugën në viza të bardha, nga një makinë e cila ka dashur t’u shmanget pengesave në rrugë dhe fatkqësisht ka goditur fëmijën. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 18:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori