Rasti Kezharovski, policia "përleshet" me gazetarët
UPDATE - Policia është përballur me grupin e gazetarëve që sot protestuan para Muzeut të VMRO-DPMNE-së kundër dënimit të gazetarit të “Nova Makedonija” Tomisllav Kezharovski.

Nuk pasur përleshje, megjithatë situara ka qenë pak e tensionuar. Policia nuk lejoi protestuesit t'i afroheshin Muzeut të VMRO-së, ku sot mbahen ceremoni të shumta për nder të datëlindjes së kësaj partie, që sot udhëhiqet nga Nikolla Gruevski.

Shoqata të gazetarëve, Organizata të shumta, kanë ftuar gazetarët dhe qytetarët të dalin në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe të veshur me të zeza, të protestojnë me heshtje.

Gazetari Kezharovski të hënën është dënuar me 4.6 vjet burg për shkrim të publikuar më 2008, që sipas gjykatës ka zbuluar identitetin e dëshmitarit të mbrojtur./albeu.com/
Shtuar më 23/10/2013, ora 14:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori