Protesta në Tetovë
Në Tetovë ditën e enjte do të organizohet një protestë masive, kundër padrejtësive që u janë bërë shqiptarëve në këtë vend. Protesta organizohet me moton “Drejtësi po, hakmarrje jo” dhe ka për qëllim sensibilizimin e opinionin vendor dhe ndërkombëtar, me gjykimet e padrejta kundër dhjetëra shqiptarëve, të cilët po mbahen padrejtësisht nëpër burgje të rënda.

Protesta organizohet nga Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni, me seli në Kumanovë, në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ‘Kalaja’ me seli në Tetovë, si dhe me familjarët e të burgosurve të pafajshëm.

Protestuesit do të kërkojnë lirimin e të burgosurve të pafajshëm, përmes rikthimit në gjykim nga e para të rastet gjyqësore, ku sipas tyre njerëz të pafajshëm janë dënuar me dhjetëra vite dhe burg të përjetshëm pa kurrfarë faktesh dhe provash gjyqësore. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2011, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori