Protesta në Shkup e paligjshme
Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska tha sot në një dalje publike se protesta e të rinjve maqedonas ku janë thyer dritare të qeverisë, është dëmtuar një veturë e policisë si dhe janë rrahur tre qytetarë të pafajshëm ishte e paparalajmëruar dhe e nuk kishte lejen përkatëse të autoriteteve përgjegjëse.

" Gjatë të hënës mbrëma ka pasur grupime të shumta të shumë qytetarëve të cilët në përgjithësi në numër kanë qenë afër 1000. Ata, përmes rrjeteve sociale janë tubuar duke shkaktuar probleme të shumta në qytet. Me këtë rast është sulmuar një ekip i gazetarëve, ku dhe janë arrestuar 14 persona", deklaroi ministrja e brëndshme, citon Zhurnal.

Ajo tha se pas publikimitfotografive të veturës e cila dyshohet të ketë qenë pjesëmarrës e grupit në vrasjen e pesëfishtë kanë marrë telefonatashumta nga qytetarët të cilët po përputhen me të dhënat e policisë.

" Pas publikimitfotografive, në numrin e telefonit 199 që është i hapur vetëm për këtë rast kemi pas telefonatashumta të cilat po përputhen me ato të cilat posedon policia. Dhe, kështu bashkërisht mund të konstatojmë se zbardhja e rastit po ecë në drejtim të duhur", përfundoi Gordana Jankullovska. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2012, ora 14:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori