Protesta e taksistëve bllokon Shkupin
Qendra e kryeqytetit të Maqedonisë, Shkupi paraditen e sotme është plotësisht i bllokuar për shkak të protestës të disa qindra taksistëve gjë që ka sjellë dhe probleme në transportin publik në epiqendrën e Maqedonisë, shkruan Zhurnal.

Taksistët lëvizin ngadalë në kolona nëpër rrugë, kurse nëpër udhëkryeqe ka numër të madh të policisë, për të rregulluar trafikun, por edhe për të mënjanuar ndonjë incident të mundshëm, pasi protesta dhe bllokimi i rrugëve ka shkaktuar irritimin e shumë qytetarëve.

Taksistët kërkojnë Komuna e Shkupit të marrë masa ndaj konkurrencës jo të ligjshme nga taksistët që punojnë pa liçencë, të caktohet çmimi i përbashkët për të gjithë taksistët, të ndalohen favoret që taksisitët bëjnë për të tërhequr më shumë klientë, si dhe të kthehen vendqëndrimet pranë bulevardeve dhe rrugëve kryesore në mënyrë që të jenë më pranë qytetarëve. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori