E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Protesta e gazetarëve, "kurora e vdekjes" i kthehet qeverisë (FOTO LAJM)

Nga protesta e gazetarëve para godinës së qeverisë në Shkup
Në mesditë, më shumë se 100 gazetarë kanë hedhur para selisës së qeverisë në Shkup kurorën e funeralit, të cilën dje në mbrëmje e kishte dërguar në shtëpinë e Borjan Jovanovski, redaktor i "Nova TV", një person i panjohur.

Svetlana Jovanovska, motra e gazetarit, është shprehur se kërcënimi i djeshëm për vëllain e saj dhe kolegët e tjerë është diçka e paparë dhe është kërcënim i hapur.

"Dje në mbrëmje kur është sjellë kurora në shtëpinë e tij kanë qenë vetëm dy fëmijët e tij të mitur. Ata ishin në gjendje dukshëm të vështirë nga ky akt i tmerrshëm. Ju e dini se unë jam një gazetare në Bruksel dhe unë mendoj se kjo duhet të marrë fund", ka thënë Jovanovska.

Gazetarja tjetër Biljana Sekulovska ka kërkuar nga autoritetet shtetërore dhe policinë për të siguruar mbrojtje për Jovanovskin sepse ky është një sulm kundër tij dhe jetën e tij.

Gazetarja Sashka Cvetkovska ka kërkuar nga Qeveria dhe prokuroria për të vepruar sepse në qoftë se heshtin, herën tjetër mundet një gazetar dhe me të vërtetë të lëndohet. Në tubimin para Qeverisë kanë qenë më shumë se 100 gazetarë aktuale dhe në pension, por për fat të keq përveç kameramanëve, nuk kishte gazetarë nga mediat pro-qeverisë. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2015, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori