Protesta e BDI-së hyn në ditën e dytë (FOTO LAJM)

Protesta e organizuar nga BDI ka hyrë në dytën e dytë. Qindra funksionare dhe qytetarë shqiptarë kanë kaluar natën e parë nën tendat e vendosura në vendin ku filloi të ndërtohet Kryqi, njofton Zhurnal.

Të pranishmit një zëri shprehin bindjen që prania e tyre do të vazhdon deri sa pushteti lokal në Butel të tërhiqet nga vendimi i sjell pa respektuar ligjin e Badenterit.

Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka thënë se, "ne erdhëm sonte këtu për të thënë se Buteli është i joni, për të thënë se shqiptarët e Butelit nuk janë jetimë".

"Sepse me të është edhe Gostivari i Talat Xhaferit, Tetova e Xhevat Ademit, është Abdilaqim Ademi bashkë me ne, është Kumanova e Mirvan Xhemailit, Dollneni i Musa Ibrahimit, Likova e Sadulla Durakut, Struga e Ramiz Merkoës. Buteli është i jonë po aq sa është i maqedonasve, turqve, boshnjakëve dhe i çdo qytetari të vet", ka thënë Grubi.

Qytetarët dhe organizatorët e protestës janë solidarizuar mes veti duke sjelle ushqime dhe duke qëndruar gjatë gjithë kohës atij, edhe përskaj temperaturave të ulëta. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2016, ora 09:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori