Protesta e BDI-së, forca të shumta policore drejt Butelit (VIDEO)
Degët e BDI-së pasi paralajmëruan protestë kundër gurthemelit dhe vendosjes së kryqit gjigant në komunën e Butelit. Forca të mëdha policore janë drejtuar tek vendi ku ndërtohet kryqi.

Gazeta Lajm siguron një video ku shihen vetura të policisë që drejtohen kah Buteli.

Protestuesit do të fillojnë me marsh protestues nga stadiumi i Çairit, për të vijuar më pas drejt komunës së Butelit.

Autoriteteve të kësaj komune do t’i dorëzohet një letër me kërkesën për të parandaluar vazhdimin e punimeve, që konsiderohen si të paligjshme. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2016, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori