Propozimi i Cërvenkovskit për emrin, dyfytyrësh
Qëndrimet e liderit të opozitës maqedonase Branko Cërvenkovski për çështjen e emrit dhe identitetit janë dyfytyrëshe. Kështu e ka komentuar kryeministri Nikolla Gruevski deklaratën e një dite më parë të Cërvenkovskit i cili tha se do të mbështesë çdo zgjidhje që nuk do të cenojë identitetin nacional dhe që është i pranueshëm për Qeverinë, raporton Alsat-M.

"Bëhet fjalë për një deklaratë dyfytyrëshe, për shkak se ai saktë e din se Greqia një kohë të gjatë është betonuar në qëndrimin e saj që e prek edhe identitetin. Ajo që më shtyn ta them këtë fjalë është se i njëjti Cërvenkovski në vitin 2005">2005, kur kishte një propozim nga Nimiç, në të cilin ishte vënë në pyetje identiteti, ai e pranoi atë propozim, ndërsa të njëjtin unë e refuzova. Atë e kam thënë edhe publikisht, për këtë ekzistojnë regjistrime se në vitin 2005">2005 vetëm VMRO-DPMNE-ja reagoi, ndërsa LSDM-ja e shpalli si propozim më të mirë deri atëherë, duke e pranuar. Ne atëherë kishim sulme direkte, se përse nuk e pranojmë propozimin më të mirë" , tha Nikolla Gruevski.

Por ndaj deklaratës së Gruevskit, kanë reaguar nga partia e Cërvenkovskit. LSDM-ja i bën apel kryeministrit Gruevski që të ndërpresë instrumentalizimin dhe keqpërdorimin e kontestit të emrit për qëllime të politikës ditore.

"Propozimi i ndërmjetësit Nimiç në vitin 2005">2005 ishte shumë më i mirë se propozimi të cilin Nikolla Gruevski e pranoi para samitit të NATO-s në Bukuresht (Republika e Maqedonisë-Shkupi). Me propozimin e vitit 2005">2005 nga ndërmjetësi Nimic garantohej ruajtja e identitetit maqedonas, gjuha dhe kultura dhe për këtë arsye ishte refuzuar menjëherë nga ana e Greqisë, e cila për këtë propozim e akuzoi Nimicin se në kontestin për emrin ka marrë anë”, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së. Kryeministri Gruevski tha se Greqia e ka betonuar pozicionin e vet, duke prekur në këtë mënyrë jo vetëm emrin e shtetit por edhe identitetin e kombit dhe emrin e gjuhës.

"Dihet pozicioni i tyre, është publik, nuk është sekret, ata haptas e thonë pozicionin e tyre, janë betonuar në atë qëndrim dhe nuk lëvizin. Kjo doli edhe nga stenogrami nga takimi i liderëve atje. Nuk bëhet fjalë vetëm për ndryshimin e emrit, por edhe ndërrimit të emrit të kombit dhe gjuhës. Mendoj se është një deklaratë dyfytyrëshe", tha Nikolla Gruevski. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2012, ora 10:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori