Prononcohet edhe Spasovski për arrestimin e këshilltarit të tij
MPB-ja ka ngritur padi penale ndaj këshilltarit të ministrit të brendshëm Oliver Spasovski, D.S. për shkak të dhënies së informatave sekrete personit i cili ishte nën hetimin e policisë.

Sipas MPB-së Këshilltari i arrestuar i ka tejkaluar kompetencat e tij duke siguruar informata dhe duke ia përcjell personit i cili ishte nën hetim të MPB-së. Zyrtari i policisë është takuar me personin i cili ishte ndër hetime dhe e ka paralajmëruar se policia i përgjon numrat e tij të telefonit dhe se kundrejt tij është marrë masa e ndjekjes.

Ai gjithashtu e ka paralajmëruar që të ndaloj ta bëjë atë që bën dhe të jetë i kujdesshëm sepse gjatë ditëve të ardhshme mund të ashpërsohen masat e ndjekjes.

"Pres së shpejti, në procedurë të përcaktuar ligjore, dyshimi të konfirmohet ose të hidhet poshtë. Zbulimi i sekretit zyrtar, rrezikimi dhe dëmtimi i hetimit janë vepra penale. Qytetarët na e dhanë besimin që të luftojmë kundër krimit dhe për çfarëdo aktivitete të konfirmuara të paligshme do të ketë zero tolerancë. Kjo duhet të jetë e qartë për secilin" – tha Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.

Sot edhe Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk shkroi se nuk i di detajet e rastit, por iu bën thirrje institucioneve të kryejnë hetim të plotë dhe profesional.

"Nuk ka tolerancë për çfarëdo veprimtarie të paligjshme. Institucionet duhet të angazhohen plotësisht në shërbim të qytetarëve dhe në funksion të sundimit të ligjit" – u shpreh Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë.

I dyshuari me inicialet D.S. është pjesëtar shumëvjeçar i MPB-së, ndërsa së fundmi edhe këshilltar në zyrën e ministrit Oliver Spasovski.


Shtuar më 10/03/2018, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori