Qëllohet me breshëri plumbash makina e biznesmenit, aktivistit i PD
Promovohet strategjia e re në arsim
Pëlqej
Thjeshtëzimi i mënyrës së punës së shkollave, organizimi i orëve mësimore, krijimi i një Qendre për nxënës të talentuar si dhe stimulimi i nxënësve të talentuar janë disa nga elementet pjesë të Strategjisë për arsim 2018-2025 të cilat u shpalosën sot nga ministrja e Arsimit Deskovska.

Ajo tha se strategjia përfshin arsimin parashkollor deri tek arsimi i lartë. Deskovska shtoi se disa pjesë të strategjisë janë realizuar ndërsa pjesa tjetër është në fazën e implementimit.

"Në këtë strategji i locuam sfidat kryesore të sistemit arsimor të Maqedonisë, duke filluar nga çerdhet, shkollat deri te universitetet dhe venduam qëllime të forta për ndryshim. Me këtë strategji, sollëm plan aksionar për realizimin e afateve konkrete të parapara dhe rezultatet e pritura dhe ndryshimet drejt qëllimeve pozitive që duhet të arrihen" – tha Renata Deskovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Ambasadori i BE-së në vend Samuel Zhbogar tha se strategjia duhet të gjej zbatimin e duhur si dhe të sigurojë kulturë demokratike në mes mësimdhënësve dhe nxënësve dhe të sigurojë tolerancë dhe harmoni ndëretnike.

"Përqindja e fundit e kualitetit të arsimit vendin e rangoi në fund të 70 shteteve, gjë e cila na çon të mendojmë dhe të jemi të preokupuar. Prandaj, strategjia duhet të jetë mjeti kryesor për tejkalimin e problemeve në të gjitha sferat e arsimit. Patjetër të zhvillohen metoda të reja të mësimdhënies, tregu i sotëm i punës kërkon aftësi të shumta me të cilat rriten shanset për punësim. Strategjia duhet të mundësojë që të sigurojë mjedis i cili arsimtarëve dhe nxënësve do tu mundësojë të vijnë deri te shkenca dhe të reflektojnë kulturë të demokracisë, tolerancës dhe harmonisë ndëretnike" – u shpreh Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së në vend.

Nxënësit e shkollave të mesme kërkojnë nga autoritetet që sa më shpejtë të fillojnë me zbatimin e reformave të premtuara.

"Me këtë rast dua t’ju drejtohem personave përgjegjës të cilët krijojnë reforma në arsim dhe zhvillimin e politikave arsimore sa më shpejtë të fillojnë të përparojnë në arsimin e mesëm në reformat e premtuara. Do të doja të flas edhe për nevojën e mësimit interaktiv, zvogëlimin e lëndëve mësimore si dhe zvogëlimin e numrit të nxënësve nëpër paralele. Metodat ekzistuese për dije tanimë janë të vjetërsuara. E vjetërsuar është edhe qasja deri te ajo ku përçohet dija" – deklaroi një nxënëse e shkollës së mesme.

Strategjia e arsimit 2018-2025 përmban gjashtë shtylla kryesore në sistemin arsimor: arsimin parashkollor, arsimin fillor, atë të mesëm, arsimin profesional dhe trajnimet, arsimin e lartë dhe hulumtime s dhe shkollim dhe mësim për të rritur. Rrumbullakësimi i kësaj strategjia erdhi pas analizës thelbësore të gjendjes aktuale të arsimit në vend. Përfaqësuesi i BE-së në vend Zhbogar tha se BE përmes IPA fondeve do të përkrah këtë Strategji drejtpërsëdrejti për implementimin e saj. Për qëllime arsimore BE nga viti 2009 e deri më tash ka ndarë për vendin rreth 30 milionë euro.
Shtuar më 21/05/2018, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori