Prokurorja Janeva në Palermo në homazh për nder të gjykatësit Falkone
Katica Janeva
Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva do të shkojë në Palermo javën e ardhshme, për të marrë pjesë në konferencën vjetore për luftë kundër korrupsionit dhe do të mbaj fjalim për të ju treguar botës se si luftohet korrupsioni në Maqedoni.

Konferenca organizohet nga ”Fondacioni Fallkone” nga Italia dhe do të mbledh organet anti-korrupsionit nga e gjithë bota për të diskutuar për përvojat e tyre në një vjeçare, nga viti i kaluar.

Megjithëse ky fondacion ka qenë prezent në Maqedoni që prej 2 vitesh, institucionet nga Maqedonia nuk kanë gjetur kohë për të marrë pjesë në konferencat e mëhershme. /Albeu.com/
Shtuar më 24/05/2016, ora 09:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori