Prokuroria Speciale nuk dorëzohet, ky është hetimi i ri
Prokuroria Speciale Publike është duke zhvilluar procedurë parahetimore për aksionet e “Fershped” nga viti 2013, kur disa aksionarë denoncuan se janë mashtruar, bën të ditur Makfaks.

Prokuroria për Krim të Organizuar në dy raste (janar dhe tetor) i ka dorëzuar Prokurorisë Speciale dy lëndë, nga të cilat njëra lidhet me këtë rast. Nga PSP për “Makfaks” konfirmuan se kanë marrë më shumë lëndë nga Prokuroria e Shkupit dhe nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, por nuk zbulojnë detaje për shkak sekretit të procedurës parahetimore. Jozyrtarisht, lëndët lidhen me zgjerimin e hetimit në rastin “Perandoria”.

Sipas inromatave të “Makfaks”, bëhet fjalë për lëndë që lidhen me ryshfetin masovik të aksioneve të “Fershped” nga koha kur kishte luftë për dominim në pjesën pronësore mes ish-menaxherit të përgjithshëm të kompanisë, Shterjo Nakov dhe zëvendëses së tij Kiraca Ztrajkovska, e cila ishte nënkryetare e Bordit mbikëqyrës.

Qindra aksionar në padi penale te Prokuroria nga viti 2013 konfirmuan se janë mashtruar që t’ia shesin aksionet e tyre një investitori të huaj. Sipas pretendimeve të tyre në atë kohë, në marrëveshjet bosh, në një nga faqet, ata kanë nënshkruar një dokument me anë të së cilit i kanë dhënë autorizim ndërmjetësuesit, i cili ka përfituar nga mundësia dhe rezervoi aksionet e tyre në kohën kur Nakov dhe Trajkovska luftuan për dominimin në pronësi.

Aksionarët janë shprehur se janë manipuluar që të pranojnë transaksion bllok me vlerë prej 5,750 euro për aksion, dhe më vonë, në vend të pagimit të parave, aksionet e tyre janë ngrirë.

Dhjetëra aksionarë atëherë kanë dorëzuar padi penale te Prokuroria Pubilke në Shkup kundër njërit nga pronarët e Shtëpisë së Brokerëve, kundër Kiraca Trajkovskës, si dhe kundër një kryerësi të panjohur, gjegjësisht blerësit të huaj. Prokurori i Prokurorisë së Shkupit, Artan Ajro, i cili tani është prokuror i Prokurorisë Speciale atëherë e hodhi lëndën si të pabazë. Ai ka vlerësuar se aksionerët në mënyrë të pavarur janë bërë me Trajkovskin dhe ndërmjetësin dhe se aplikantët nuk kanë pasur ndërmend t’i mashtronin aksionerët.

Por, Zyra e Prokurorit të Lartë embështeti ankesën e aksionarit që udhëzimet nuk mund të hiqeshin pa dëgjuar deklaratat e tyre.

Lidhja e hetimit “Perandoria” me parahetimin për shitblerjen e aksioneve në “Fershped” deri tani mbetet e paqartë, por me siguri bëhet fjalë për aksionet në “Stopanska Bankë” në Manastir, e cila në opinion lidhet me emrin e biznesmenit Orce Kamçev.

Shtuar më 18/11/2018, ora 14:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori