Prokuroria Speciale nis hetimin e llogarive bankare të ish zyrtarëve të VMRO
Pëlqej
Prokuroria Speciale kontrollon llogaritë bankare të shumicës së ish zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së. Hetohet se sa llogari posedojnë në bankat afariste në Maqedoni.

Mësohet se Prokuroria Speciale përveç llogarive të tyre personale kontrollon edhe llogaritë e anëtarëve të familjeve të tyre. Hetohet intervali kohor prej disa vitesh. Me urdhër të Speciales, bankat përgatisin raporte për transaksionet e llogarive aktive. Kontrollohen të ardhurat, pagesat, si dhe origjina e parave të shtrira nëpër llogari. Analiza janë bërë edhe për llogari tanimë të mbyllura – sa para kanë përfunduar te këto llogari dhe për çfarë qëllimi.

Jozyrtarisht, Specialja krahas llogarive të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i ka kontrolluar edhe llogaritë e të afërmve të tij. Janë hulumtuar edhe të ardhurat bankare të kushëririt të tij Sasho Mijalkov i cila gati 10 vjet ishte drejtor i policisë sekrete. Nuk përjashtohen as anëtarët e tjerë të VMRO – DPMNE-së të cilët gjatë qeverisjes njëdekadëshe ishin pjesë e klikës partiake dhe shtetërore. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2018, ora 19:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori