Prokuroria Speciale: Faljet e Ivanovit janë të papranueshme
Prokurorja speciale e Maqedonisë, Lence Ristevska ka thënë se është e shokuar nga vendimi i fundit i Presidentit George Ivanov, i cili vendosi një ditë më parë që ti amnistoj më shumë se 10 politikanë nga Maqedonia, kryesisht nga partia VMRO-DPMNE të cilët gjatë 10 viteve të fundit kanë bërë vepra kriminale, shkruan Zhurnal.

Në konferencën e sotme të jashtëzakonshme në Shkup, Katica Janeva bëri të ditur se lidhur me vendimin e fundit të presidentit Ivanov për faljet, pjesë e së cilës ishin edhe disa prokurorë nga Prokuroria Speciale, në konferencën për shtyp u tha se është ofenduese për ta, që të gjenden në pakon e njëjtë të të falurve me personat të cilat janë të akuzuar për krime të ndryshme./Albeu.com/
Shtuar më 14/04/2016, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori