Prokuroria Speciale bashkohet me Prokurorinë Themelore
Ministrja e Drejtësisë, Renat Deskoska mbrëmë në emisionin “Clik Plus” deklaroi se me ligjin e ri për Prokurorinë Speciale Publike për përgatitet që ajo të bëhet pjesë e Prokurorisë Themelore Publike.

Ajo shtoi se tekstet ligjore janë vendosur në debat publik, ndërkaq kanë marrë edhe sugjerime nga ana e ekspertëve, kështu vlerësojnë se zgjidhjet përfundimtare janë më të mirat.

“Për momentin është përpunuar tekst në Ministrinë e Drejtësisë, i cili i sublimon zgjidhjet e mira ligjore prej njërit dhe tjetrit ligj dhe në dispozitat e tij përmbajnë dispozita të cilat e bëjnë PSP-në si organ i përhershëm i sistemit të Prokurorisë Publike me kufij të caktuar të autonomisë së saj pasi që megjithatë duhet të jemi të vetëdijshëm se sistemi i cili ishte mbrapa nesh, i cili ishte dhe arsye për krijimin e PSP-së mund të kthehet kurdoherë. Ne patjetër duhet të kemi mekanizma të cilat në njëfarë mënyre do të jenë kundërpeshë e Prokurorisë Publike me qëllim që të mundet të funksionojë si shtet i cili ndërton sundim të së drejtës”, deklaroi ministrja.

Deskoska shtoi se PSP edhe pse do të jetë pjesë e prokurorisë së rregullt prapë do të ketë autonomi dhe është vendosur dispozitë me të cilën Prokuroria Publike t’i marrë lëndët të cilat kanë të bëjë më veprat të cilat kanë të bëjnë me funksionarët e lartë.
Shtuar më 22/02/2019, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori