Bilbao eliminon Realin në Kupën e Mbretit (VIDEO)

Ka përfunduar derbi mes Athletic Bilbaos dhe Real Madridit, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e çerekfinales së Kupës së Mbretit.

Pas 90’ minutave lojë Athletic Bilbao e ka mposhtur me rezultat 1-0 Real Madridin.

Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të fitores për Bilbaon e shënoi sulmuesi 26 vjeçar Alex Berenguer, i cili ia siguron skuadrës së tij fazën e gjysmëfinales.

Me këtë fitore, Athletic Bilbao i bashkohet Rayo Vallecanos, Real Betisit dhe Valencias në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit. /albeu.com/


Shtuar 3.02.2022 23:39