Prokuroria shton akuzat ndaj VMRO-DPMNE-së
Prokuroria Speciale Publike ngriti dy akuza në rastin “Talir”. Padia e parë ka të bëjë me akuzën e paligjshme të arkës së partisë VMRO-DPMNE. E dyta ka të bëjë me mënyrën se si është ndërtuar selia në qendër të Shkupit. Financimi i VMRO-së, në bankën e të akuzuarve, sjell gjashtë persona.

I arratisuri Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski akuzohen për shpërdorim detyre dhe pastrim parash, ndërsa Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska akuzohen vetëm për pastrim parash. PSP e ndjek VMRO-DPMNE-në si një person juridik. Sipas prokurorisë, Gruevski nga viti 2009 deri në vitin 2015 ka siguruar para në mënyrë të paligjshme. Janakieski dhe Bozhinovski e kanë ndihmuar.

Ata kanë kryer presion për të nxjerrë para nga kompanitë që morën tenderë nga qeveria e Gruevskit. Mbi 4.5 milion euro janë mbledhur ilegalisht, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

“Me qëllim të fshehjes që mjetet e këtilla vijnë nga vepra penale, të akuzuarit Nikolla Gruevski dhe Kiril Bozhinovski, ndërsa në periudhën 2011-2015 edhe të akuzuarit Mile Janakievski dhe Elizabeta Çingaroska, kanë organizuar mjetet të paguhen në xhiro llogari të partisë politike VMRO-DPMNE përmes pagesave të gatshme në fletëpagesa ku janë shënuar të dhëna jo të vërteta, se pagesën e bëjnë personat e shënuar në fletëpagesë, edhe pse kjo nuk ka qenë rast”, njoftojnë nga Prokuroria Speciale Publike.

Për ndërtimin e selisë partiake të VMRO-DPMNE-së të akuzuar janë Nikolla Gruevski dhe Kiril Bozhinovski. Përmes keqpërdorimit të mundshëm të pozitës zyrtare kanë mundësuar që kompania “Beton- Shkup” ta ndërtojë ndërtesën, ndërsa kompania 75% të të ardhurave në vitin 2011 dhe 2012 i ka pasur nga organet shtetërore dhe komunat të udhëhequra nga VMRO-DPMNE.

“Përkundër faktit që për personin juridik DG Beton SHA Shkup kanë vlejtur kufizimet nga Ligji për financimin e partive politike, megjithatë të akuzuarit kanë dakorduar dobi disproporcionale për partinë politike VMRO-DPMNE në raport me obligimet që i ka pasur personi juridik DG Beton SHA Shkup, duke ia mundësuar që të ndërtojë selinë e partisë politike VMRO-DPMNE, e cila ka pasur vlerën investuese prej 6.906.231 euro, si dhe të paguajë në xhiro-llogarinë e partisë një shumë prej 2.155.668 euro, ndonëse investimet e partisë politike VMRO-DPMNE ka arritur vetëm 815.323 euro”, thonë nga Prokuroria Speciale Publike.

Kompetencën për aktakuzën e parashtruar PSP-ja e arsyeton me atë që rasti “Talir” është marrë nga Prokuroria e rregullt dhe përfundon me aktakuzë 18 muaj pasi që ua kanë dorëzuar kolegët.
Shtuar më 23/11/2018, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori