Prokuroria nis hetimet për shpalljen e Republikës së Iliridës?
Pëlqej
Prokuroria publike po e heton rastin e shpalljes së Republikës së Iliridës nga ana e Nevzat Halitit.

Nga prokuroria thonë se rasti po hetohet dhe se do të merren masa në rast se ka shkelje të Kushtetutës.

“Duhet të analizohet kush çfarë ka thënë dhe çfarë është folur. Gjithashtu, duhet të mblidhen të gjitha materialet e duhura me qëllim që të vërtetohet a ka elemente për përgjegjësi penale dhe të vendoset për ngritjen eventuale të padisë penale” tha për Portalb zëdhënësja e Prokurorisë, Elizabeta Nedanovska.

Ekspertët kanë vlerësuar se mund të ketë baza për padi penale kundër Nevzat Halilit, pasi ai ka thënë se "do ta ndajë administrativisht Maqedoninë". /albeu.com/

Shtuar më 21/09/2014, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori