Ish kryeministri maqedonas Nikola
Gruevski, i cili është duke qëndruar azil në Hungari, i janë ngarkuar edhe dy
akuza të reja.
Sipas prokurorisë speciale,
akuza e parë lidhet me financimin ilegal të ish partisë së tij VMRO-DPMNE.
Supozohet që partia VMRO-DPMNE është financuar në mënyrë të paligjshme nga biznese të ndryshme.
Ndërsa
akuza e dytë lidhet me ndërtimin e paligjshëm selisë së kësaj partie. Në këtë rast të akuzuar janë edhe ish ministri Mile Janakievski dhe ish sekretari Cyril Bozinovski.
Sipas prokurorisë nga viti 2009 deri në vitin 2015,
Gruevski me bashkëpunëtorë ka fituar 4.5 milionë euro nga partia VMRO-DPMNE.
Shtuar më 24/11/2018,
ora 09:03