Prokuroria ka gati dosjen për vrasjen e 21 vjeçarit
Prokuroria themelore publike Shkup parashtroi aktakuzë kundër një personi për vrasjen e 26-vjeçarit Pineta Sekondo – Pino në dhjetor të vitit të kaluar.

Prokurori kompetent publik nga Prokuroria themelore e Shkupit në Gjykatën themelroe penale Shkup parashtroi aktakuzë kundër një personi për vepër penale – vrasje.

Siç është cekur në kumtesën e Prokurorisë publike, më 11 dhjetor të vitit 2018, e akuzuara e ka thirrur të dëmtuarin, tani më i ndjeri Pineta Sekondo – Pino, dhe ka lënë takim me të në pendën në lagjen Gjorçe Petrov. Atje tashmë kishte arritur edhe i dyshuari i dytë me automjetin “Opel askona”, duke mbajtur me vete armë zjarri – pushkë. Ai e ka lënë automjetin e tij në pendë dhe është ulur ta drejtojë automjetin “Shkoda” me të cilin deri tek penda kishte ardhur i dëmtuari. Në vendin e bashkëudhëtarit është ulur e dyshuara, përderisa i dëmtuari është ulur në ulësen e prapme.

Që të tre, siç është cekur në kumtesë, janë nisur drejt qarkores drejt atarit të fshatit Haraçinë dhe në një arë, fillimisht kanë nisur zënkë verbale, e më pas edhe rrahje. Në një moment, i dyshuari me pushkë e ka shtënë në kokën e të dëmtuarit Pineta Sekondo.

E akuzuara ka dhënë kontribut të veçantë në kryerjen e veprës, kështu që ka mundësuar të takohen, edhe pse e ka ditur për mosdurimin e tyre të ndërsjelltë.

Ajo e ka thirrur të dëmtuarin, ka qenë e pranishme në momentin e privimit të tij nga jeta, e më pas së bashku me të dyshuarin tjetër e kanë lënë trupin e të vdekurit në bagazhin e automjetit. Së bashku ata janë nisur drejt varrezave në fshatin Hasanbeg, e më pas kanë lëvizur drejt malit në Luboten.

Në një vend, kanë hasur në një gropë, kështu që e akuzuara dhe bashkëkryesi i saj e kanë vendosur trupin në gropë, duke e mbuluar me batanije.

Prokurori themelor publik në Gjykatë parashtroi edhe Propozim të posaçëm për vazhdim të masës së caktuar paraprakisht të paraburgimit për personin e akuzuar. Propozimin e këtillë prokurori e bazon posaçërisht në rrezikun për ikje të së akuzuarës, e përballur me përgjegjësi penale për vepër të rëndë penale, siç e ka bërë atë bashkëkryesi, i cili ende është i pakapshëm për organet e ndjekjes. Gjithashtu, ekziston frikë e bazuar se e akuzuara mund ta pengojë procedurën penale, t’i fshehë, falsifikojë apo shkatërrojë gjurmët e veprës penale, qëndron në kumtesën e Prokurorisë publike.
Shtuar më 19/09/2019, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori