Vrau dy persona në Lezhë, sot jepet masa e sigurisë për Aleksandër Përdodën

Sot, Aleksandër Përdoda, autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Lezhë, të Preng Simonit dhe rapsodit Kol Murrani, do të njihet sot me masën e sigurisë.

Për të do të zhvillohen dy seanca, njëra është për konfirmimin e masës së sigurisë që i është dhënë në mungesë dhe e dyta sepse i janë gjetur armë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 27 prill të 2020 në fshatin Lalm i Ri, Lezhë, ku janë vrarë me armë zjarri Kol Murrani dhe Preng Simoni.

Autorë të ngjarjes u identifikuan vëllezërit Aleksandër Perdoda dhe Edmond Perdoda.

Ditën e vrasjes Kol Murrani dhe Preng Simoni shkuan për të vizituar banesat e tyre të vjetra në fshatin Lalm Lukaj, por u përballën me dy vëllezërit e armatosur, të cilët dyshohet se kishin mbjellë kanabis në tokat e dy viktimave.

Rapsodi i njohur Kol Murrani dhe miku i tij u ekzekutuan me breshëri arme kallashnikovi.


Shtuar 14.02.2022 09:36