Prokuroria e Kërçovës në “gjah” pas “El Cheka”-s
Të ashtuquajturin person “El Çeka”, i cili për disa ditë nëpërmjet profilit në rrjetin social “Fejsbuk” është duke shpërndarë biseda telefonike ndërmjet pjesëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, do ta përndjek Prokuroria Themelore Publike – Kërçovë, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftuan nga Prokuroria Themelore PublikeShkup, kundër “El Çekës”, i cili jeton në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), janë ngritur padi penale për përgjim ilegal, incizim audio dhe incizim të paautorizuar.

“Duke e pasur parasysh urgjencën për mbrojtjen e të drejtës së të dëmtuarve, Prokuroria Themelore PublikeShkup, më 21 maj të këtij viti, ka përgatitur dhe ka kërkuar ndihmë juridike ndërkombëtare me qëllim të sigurimit të materialeve nga profili në rrjetin social. Prokuroria ka kërkuar nga organet përgjegjësie në SHBA të ndërmarrë aktivitetet në drejtim të parandalimit të publikimit të materialeve të regjistruara edhe më tej”, thuhet në njoftimin e PTHP – Shkup.

Ky njoftim i PTHP – Shkup vjen pasi që një person i ashtuquajtur “El Çeka” këto ditë ka publikuar biseda telefonike të ashtuquajtura “bomba” ku dëgjohen lideri, kryesia dhe anëtarët e BDI-së derisa flasin për anëtarë të tjerë të partisë dhe të partisë së koalicionit të atëhershëm, VMRO-DPMNE-së.

Paraprakisht, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani deklaroi se partia prej nga vjen ai, nuk është shqetësuar dhe as ka ndërmarrë ndonjë masë pas publikimit të bombave, sepse sipas tij, ai është obligim i institucioneve.

Shtuar më 03/06/2019, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori