Prokurori serb për krime lufte: Ja çfarë bëra në 12 vjet të punës sime
Prokurori serb për krimet e luftës Vladimir Vukçeviç ka shpalosur punën e tij 12-vjeçare, përpara se ti përfundojë mandati si kryeprokuror.

Ai ka treguar një moment nga puna e tij, kur ka detyruar Carla Del Ponten të pijë cigare përpara tualetit, sipas rregullave.

“Ajo ka thithur cigare para tualetit, bashkë me pjesëtarët e saj të sigurimit. Rregullat janë rregulla”, ka thënë Vukçeviq në një intervistë për Kurir, transmeton Indeksonline.

Ai në këtë intervistë po ashtu ka folur edhe për udhëheqësit e lartë të UÇK-së, për të cilët ka thënë se “me formimin e Gjykatës Speciale, ata do të përballen me akuza të reja”.

“Luftë e vazhdushme dhe e pandalshme me faktorin ndërkombëtar, politikën. Luftë me gjykatat, luftë me opinionin publik. Njerëzit janë të hutuar, nuk dinë se ata që po i kërkojmë a janë kriminel apo patriot. Na akuzojnë se nuk po bëjmë mjaftueshëm për viktimat serbe, kurse duke na falenderuar neve dhe punës tonë, kemi arritur deri të themelimi i Gjykatës Speciale për UÇK-në”, kështu e ka përshkruar punën 12 vjeçare Vukçeviq.

Vukçeviç ka folur për një rast, për kriminelin Ratko Mlladiç, kur ky i fundit kishte thënë në gjyq “E ç’faj kam unë. Fundja, ju të gjithë serbët e zgjodhën Sllobon”./albeu.com/


Shtuar më 11/01/2015, ora 22:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori