Prokurori kërkon arrest shtëpiak në vend të paraburgimit për aktorin Vllado Jovanovski
Prokurori i Prokurorisë së Lartë Publike, Jovan Cvetanovski deri te Këshilli i cili në Gjykatën e Apelit në Shkup sot e shqyrtoi ankesën për paraburgimin e aktorit Vllado Jovanovski për shkak të dhunës në Kuvend më 27 prill, kërkoi që aktori të lëshohet nga paraburgimi dhe t’i shqiptohet masë më e lehtë – sigurim i pranisë. Sipas Cvetanovskit, Këshilli i Gjykatës Themelore SHkupi 1 gjatë vazhdimit të masës së paraburgimit, në mënyrë të gabuar e ka vlerësuar gjendjen faktike.

Avokatët e Jovanovskit, Stavre Xhikov dhe Donço Nakov, po ashtu kërkuan t’i ndërpritet paraburgimi i klientit të tyre. Nakov tha se është koha e fundit që të vërtetohen kriteret për caktimin e masës së paraburgimit nga gjykatat e shkallës së parë dhe të mos përgatiten zgjidhje identike për çdo rast.

Për dallim nga rasti i Jovanovskit, në dy rastet tjera në të cilat Gjykata e Apelit sot i shqyrtoi ankesat e Oliver Popovskit nga Drejtoria e Gjashtë dhe Goran Gjoshevskit, shef i sigurimit të ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, përfaqësuesit e Prokurorisë kërkuan nga këshilli tre anëtarësh që të konfirmojë masën për vazhdim të paraburgimit. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2018, ora 17:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori