Prokurori i PSP-së flet për vendimin e Apelit për paraburgimet
Prokurori nga Prokuroria Speciale Publike, Gavrill Bubevski, rreth mos arrestimit të papërmbushur për Grujovskin, Boshkovskin dhe Jakimovskin, ka deklaruar se kur do të caktohet paraburgim nga ana e gjykatës, ai vendim edhe duhet që të përmbushet.

Ai tha se argumentet dhe provat janë në anën e tyre dhe se besojnë se përderisa të pandehurit ankohen për paraburgim, Gjykata e Lartë do të vendosë në mënyrë korrekte.

Në opinion publik qarkullojnë mendimet për atë nëse ankesa pezullon ekzekutimin.

Gjykata e Apelit caktoi ditën e djeshme masë paraburgimi për Goran Grujovskin, Nikolla Boshkovskin dhe Toni Jakimovskin, punonjës në MPB, të akuzuar për rastin ‘Target’ dhe ‘Tvrdina’. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2017, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori