Prokurori fiton gjyqin ndaj Prokurorisë Publike të Maqedonisë
Një prokuror publik e ka paditur Prokurorinë Publike të Maqedonisë, me të cilën udhëheq Marko Zvërlevski, kjo për shkak se nuk i është paguar kompenzimi për kujdestari dhe e ka fituar gjyqin, transmeton Telegrafi.

Paditësit i janë paguar 355000 denarë ose 5700 euro, por duket thënë se nuk është padia e vetme mbi këtë akuzë, ndaj Prokurorisë Publike.

Bëhet fjalë për 14 prokurorë të cilët i kërkojnë paratë që u takojnë për veprimtaritë e tyre dhe angazhimet, jashtë orarit të punës. Kjo bëhet e ditur nga Enti Shtetëror për Revizion (ESHR).

ESHR-ja ka zbuluar se gjatë periudhës 2010 – 2014, nuk është paguar asnjë kompenzim për kujdestari, por nuk kanë informacione se ku kanë arritur paditë tjera të këtij lloji.

Për t’u tejkaluar kjo situatë, në vitin e kaluar u ndryshua Ligji për pagesa të prokurorëve publik, me të cilin është rregulluar se shuma e kompenzimit për kujdestari, do të vërtetohet nga Prokuroria Publike e Maqedonisë, pas pajtueshmërisë paraprake nga ministri i financave. Megjithatë, kjo procedurë nuk ka përfunduar, prandaj rregullorja është në përpilim e sipër./Albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori