Prokuroria Themelore
Publike ka nisur hetimet pas deklaratës së kryeministrit,
Zoran Zaev, të dhënë në periudhën e fushatës së referendumit në një tribunë në Kriva Pallankë, ku i ka ftuar biznesmenët që ta zgjidhin qesen dhe t’i shpërblejnë të punësuarit të cilët do të dalin të votojnë, njofton Portalb.mk.
Ashtu siç njoftuan nga Prokuroria Themelore
Publike, padia penale është
dorëzuar nga VMRO-DPMNE, nga partia me kryetare Sollza Gërçeva “Zëri për Maqedoninë” dhe nga Shoqata e Kongresit Maqedonas, ky kryetar është Todor Petrov.
“Paraqitjet janë për thirrje
publike për ryshfet në zgjedhje gjatë votimit. Është formuar lëndë nga paditë e dorëzuara dhe e njëjta është
dorëzuar te
prokurori publik kompetent në Kumanovë, ku duhet që të kontrollohen të gjitha gjetjet”, tha
prokurori Xhelal Bajrami.
Shtuar më 05/10/2018,
ora 15:11