Prokuroret Speciale marrin rrogë mujore deri në 3.500 euro
Prokuroria speciale në konferencën e djeshme ka pranuar se informacionet në lidhje me të hyrat personale prej 2500 deri më 3500 euro janë të vërteta, shkruan Zhurnal.

"Të vërteta janë informacionet në lidhje me të hyrat personale në këtë prokurori, megjithatë duam të potencojmë se të gjitha rrogat, pagesat shtesë janë në bazë të ligjit dhe nuk kalojnë asgjë jashtë saj", është shprehur zëdhënësja, prokurorja Lence Ristoska.

Ajo gjithashtu ka theksuar se për shkak të punës specifike dhe sfidat me të cilat janë përballur, të punësuarit kanë marrë edhe pagesa shtesë. Rroga bazë e një prokurori është 60 mijë denarë apo 1000 euro, sipas ligjit pagesa shtesë që mund ta marrin nuk duhet të kalojë më shumë se 35% të rrogës./Albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori