Projektligji për arsimin, studentë e profesorë paralajmërojnë bojkot
Projektligji për arsimin e lartë në Maqedoni, përmes të cilit aplikohet edhe provimi shtetëror për studentët, ka ngjallur reagim të profesorëve dhe studentëve. Sipas tyre, ky projektligj duhet të tërhiqet, pasi cënon autonominë e universiteteve, ndërsa në të kundërt paralajmërojnë bojkot të procesit mësimor dhe protesta.

Projektligji për arsimin e lartë kaloi në Komisionin parlamentar për Arsim dhe Shkencë mëngjesin e së shtunës, duke iu hapur rruga për të hyrë në procedurë votimi në Parlament.

Duke u shprehur se me ndryshimet në ligjin për arsimin e lartë dhe provimin shtetëror rrënohet autonomia e universiteteve, studentët dhe profesorët kërkojnë tërheqjen e këtij projektligji. Ndërkaq, një pjesë e universiteteveMaqedoni e kanë përkrahur projektligjin për arsimin. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori