Projekt për energji riprodhuese në Tenovë
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe i Planifikimit Hapësinor, Abdylaqim Ademi, ka marrë sot pjesë i shoqëruar nga kryetari i Komunës Bërvenicë, Enver Pajaziti, në vendosjen e paneleve fotovoltike në fshatin Tenovë të Tetovës.

Ademi ka përshëndetur realizimin e projektit, i cili kap vlerën prej 1.5 milionë euro dhe është investim privat i kompanisë "ENERGO R GROUP", duke theksuar rëndësinë e tij në nivel kombëtar dhe lokal, shkruan Zhurnal.

“Investimet e këtilla kontribuan në realizimin e qëllimeve strategjike energjetike të projektuara në Strategjinë e energjetikës së R. së Maqedonisë, sipas të cilës, 20% e energjisë elektrike duhet të dalë nga shfrytëzimi i energjisë alternative, burimet e ripërtëritura të energjisë. Nga ana tjetër, shtrirjet e këtilla në nivel lokal kanë domethënien e sigurimit të vendeve shtesë të punës, ndërsa paraqesin edhe nxitje për investime nga sektori - privat i biznesit. Ky projekt bën pjesë në radhët e një varg projektesh të tjera të lloit të ndërtimit të hidrocentraleve të Boshkov mostit, Lukovo Poles, Çebrenit, Galishtës, si dhe projekti për realizimin e të 400-të hidrocentraleve të vogla, me të cilat kontribuohet në realizimin e qëllimeve strategjike të energjisë në R. e Maqedonisë”, ka theksuar Ademi. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2013, ora 16:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori