Projekt-ligji për mediat, SHGM: Kuvendi të miratojë versionin e Vanhoutte
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Organizata e Gazetarëve dhe e Mediave, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve, Këshilli i Etikës dhe Instituti i Mediave, si dhe Instituti për Studime të Komunikimit dorëzuan në Kuvend propozimin e ndërmjetësuesit, Peter Vanhoutte, për të diskutuar dhe miratuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime audio dhe audio-vizive.

Ata kërkojnë nga kryeparlamentari urgjentisht të caktojë seancë të veçantë për këtë, ndërsa nga deputetët kërkuan mbështetjen e këtij propozimi.

"Nisma është dorëzuar te të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me qëllim për të vazhduar debatin për reforma në media pas dështimit të bisedimeve mes nënshkruesve të Marrëveshjes së Përzhinës. Presim që nisma të diskutohet seriozisht dhe në mënyrë transparente me përfshirjen e të gjitha organizatave të mediave, për të arritur zgjidhjen më të mirë të mundshme", deklaroi kryetari i ShGM-së, Naser Selmani.

ShGM mendon se, portalet nuk duhet të përfshihen në kornizë ligjore, por ato të jenë nën ombrellën e Këshillit të Etikës dhe Vetërregullimit. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2016, ora 18:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori