Progres Raporti, VMRO: Më pozitiv se kurrë
VMRO-DPMNE ka cilësuar Raportin e Progresit të publikuar sot, si më pozitivin që ka marrë Maqedonia prej marrjes së statusit të vendit kandidat. Deputeti Antonio Milloshovski, thotë se Brukseli ka përmendur në Raport vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me të cilën i jepet të drejtë Maqedonisë në lidhje me bllokimin grek të integrimit, ndërsa ka shprehur në mënyrë më të hapur se kurrë mirënjohjen për faktin se integrimi evropian është pjesë kyçe e agjendës së Qeverisë, njofton Zhurnal.


"Raporti i këtij viti për Maqedoninë mund të them që është raporti më pozitiv që Maqedonia e ka fituar prej se është vend kandidate për anëtarësim. Puna e dytë e cila është me rëndësi është se agjenda evropiane është agjenda kyçe institucionale dhe politike e Qeverisës ë RM-së dhe kjo është për herë të parë një mirënjohje kaq e hapur dhe pozitive se shtylla kryesore e marrëdhënieve politike por edhe e reformave në RM është perspektive për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe anëtarësimi. Puna e tretë që doja ta theksoj është që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë në të cilën Maqedonia e fitoi kontestin kundër Greqisë fqinje në një debat debat juridike ndërkombëtare të argumentuar është pjesë e vetë raportit që do të thotë se ky vendim tani hyn edhe në komunikimet diplomatike, të cilat do të jenë pjesë e mëtejshme e raportit të KE-së dhe institucioneve tjera ndërkombëtare", ka theksuar Milloshoski.

Raporti dhe rekomandimi i përsëritur për fillimin e negociatave për anëtarësim, është përshëndetur dhe nga opozita.

Deputeti Goran Misovski nga Partia e Re Social-Demokrate ka thënë megjithatë se kusht për të marrë datën e negociatave mbetet çështja e emrit.

"Inkurajuese është ajo që edhe pse vetëm në disa vende mbiemri ‘maqedonas’, sërish kthehet në raport. Shpresojmë se edhe krahas politikave të këqija të Qeverisë lidhur me integrimet euroatlantike gjithsesi Komisioni Evropian do t’i japë mundësi Republikës së Maqedonisë që negociatat me BE-në të fillojnë në mënyrë paralele me zgjidhjen e kontestit të emrit me Republikën e Greqisë. Na vjen keq që edhe në këtë raport KE shpreh shqetësim për ngritjen e tensioneve ndëretnike, për luftën kundër korrupsionit, posaçërisht në pjesën për financim të partive politike, konfliktin e interesave, jo transparencën në furnizimet publike, borxhin e madh të shtetit në ekonomisë si edhe finalizimin e proceseve gjyqësore", ka thënë Misovski. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2012, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori