Parlamenti i Maqedonisë sot do të diskutojë progres-raportin e Bashkimit Europian dhe projekt-ligjin për "
Branitellat". Nga Parlamenti njoftojnë se në seancën e 45 do të jetë në qendër të debatit Progres-raporti i Bashkimit Europian për ecurinë e Maqedonisë gjatë vitit 2012, ndërsa pas tij do të jetë edhe projekt–ligjit për përkujdesje
institucionale për pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë, pjesëmarrës në konfliktin e vitit 2001, i njohur edhe si projekt-ligji për "
Branitellat".
Ky projekt-ligj është rikthyer në Parlament për tu votuar me procedurë të përshpejtuar, mirëpo edhe lidhur me këtë priten debate të ashpra, pasi BDI, pjesë e koalicionit qeverisës me VMRO-DPMNE, ka gati mbi 5 mijë amendamente për të
bllokuar miratimin e këtij ligji.
Deputetët e BDI-së kanë përgaditur amendamentet për të
bllokuar projekt–ligjin e propozuar nga VMRO-DPMNE, mirëpo ata kanë theksuar se një ligj për përkujdesje
institucionale mund të marrë dritë jeshile vetëm nëse parasheh dhe vendos edhe zgjidhjen e ish-pjestarëve të UÇK-së në Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2012,
ora 09:55