Instituti “
Progres” ka kryer një anketim ku konstatohet se Maqedonia po
shkon drejtë rrugës së
gabuar sa i përket paraqitjes se ekonomisë dhe masave të qeverisë për rritjen e mirëqenies. Sipas Zhurnal gjysma e të
anketuarve, ose 50,9 për
qind të tyre, kanë thënë se vendi po
shkon drejt rrugës së
gabuar, përkundër 34,5 për
qind të të
anketuarve të cilët e pohojnë të kundërtën.
Të pyetur nëse Qeveria reagon në mënyrë adekuate ndaj rritjes së çmimeve të produkteve, rreth 65 për
qind e të
anketuarve konsiderojnë se ministrat nuk kanë reaguar si duhet. Gjatë kësaj ankete kanë marrë pjesë 1.116 të anketuar. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2012,
ora 14:32