“Punojnë ndonjëherë këta njerëz?”, motra e Lei Krajës habitet me shqiptarët (VIDEO)

Moderatorja e sportit, Lei Kraja ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, ku gjatë emisionit iu bashkua edhe motra e saj, Miriami përmes një komunikimi live nga SHBA.

Gjatë intervistës, Lei tregoi se motra e saj habitet me jetën në Shqipëri kur sheh njerëzit që qëndrojnë në kafe, ndërkohë që në SHBA ajo tregon se njerëzit rendin pas punës.

“Unë për kafet erdha në Shqipëri. Miriami sheh kafet dhe thotë punojnë ndonjëherë këta njerëz? Jeta në Amerikë është më e kufizuar, punon më shumë. Nuk i ka pëlqyer jeta e shqiptarve”, thotë Lei.


Shtuar 3.06.2020 08:13