Profesoresha shqiptare kursen 15 vjet për të shkuar në Haxh
Profesoresha e muzikës Ajmone Dhomi, ka kursyer para gjatë 15 vjetëve për të shkuar në Haxh.

Profesoresha shqiptare, e cila ka shkruar disa libra shkollorë për muzikë, thotë se jeta e saj nuk do të ndryshojë edhe pas kthimit nga Haxhi.

Ajo thotë se gjyshen e ka pasur me fakultet teologjik para 100 viteve, dhe se para 50 viteve xhaxhai i saj e ka përfunduar medresenë.

“Kështuqë edhe familje arsimdashëse edhe besimtarë të devotshëm”, shprehet ajo për REL.

Ajo thotë se ka agjëruar dhe është falur, por ka pasur shumë dëshirë edhe të shkojë në Haxh.

“Ju kam friku që një ditë vjen pensioni, e kom ditë qysh vijnë punët e s’kam me pasë kushte materiale me shku. Kështuqë para 14-15 vjetëve këto para i kam nda në bankë dhe tash i paska ardhë kismeti me shku”, ka thënë ajo.


Shtuar më 04/08/2018, ora 12:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori