Profesoresha maqedonase arsyeton përgjakjen e Selës në Kuvend (VIDEO)
Profesorja universitare e drejtësisë në Universitetin e Shkupit, Gordana Siljanovska ka arsyetuar përgjakjen e kryetarit të ASH Ziadin Sela natën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Deklarata e saj në një debat mbrëmë në Makfax ka nxitur reagime të ashpra edhe nga ana e intelektualëve dhe gazetarëve maqedonas, të cilat kanë akuzuar arsyetimet e Siljanovskës, duke e quajtur fashiste.

“Mua më ka ardhur shumë keq dhe kam qenë e zemëruar nga ajo që ndodhi në Kuvend më 27 prill sidomos për atakun ndaj zotëriut Sela, megjithatë shpesh them se fjala mund të dhemb më shumë se goditja. Kur dëgjoni ju se nuk ekzistojnë maqedonasit, nuk janë popull dhe nuk kanë territory, unë kam sjellë dhe I bëjë me dije Selës dhe të tjerët se këtu kam materiale të një doktorature të një profesori eminent ku janë të dhëna të forin office të vitit 1912. Ja këto të dhëna. Me shkatërrimin e perandorive të mëdha, sigurisht se edhe maqedonasit kanë luftuar për shtetin e tyre.”, ka theksuar Siljanovska, njofton INA.

Ajo së fundi po kundërshton edhe ligjin e ri për gjuhët, që avancon gjuhën shqipe, ndërsa ishte e shprehur edhe kundër Deklaratës së partive shqiptare në Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 21:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori