Procesi “Monstra”, Maqedonia kërkon ekstradimin e dy shtetasve të Kosovës
Maqedonia do t’i kërkojë Kosovës në ditët në vazhdim ekstradimin e dy shtetasve të saj, të dyshuar për vrasjen e 5 të rinjve maqedonas në atë që njihet si procesi “Monstra”, transmeton KTV.

“Po presim nga Gjykata e Shkupit që të na dorëzojë dokumentet. Ne do t’i përkthejmë ato dhe pastaj do t’ua dërgojmë autoriteteve të Kosovës së bashku me kërkesën për ekstradim”, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë.


Policia e Kosovës arrestoi të dielën Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviçin, dy personat e fundit që kërkoheshin për vrasjen e rëndë në prill të 2012. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2013, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori