Problemet e Maqedonisë nuk zgjidhen në samitin e NATO-s
Pëlqej
Shefi i diplomacisë së Gjermanisë, Frank Vllter Shtanmajer është shprehur se në samitin e NATO-s nuk pritet të ketë befasi të mëdha për Maqedoninë.

Kjo, pasi temë qendrore në samit do të jetë situata e rënduar në Ukrainë.

“Nuk jam në gjendje të analizoj gjithcka se çfarë do të sjellë mbledhja ne vazhdim. Duke patur parasysh zhvillimin e konfliktit në Ukrainë, besoj se do te flitet me seriozitet shume per te. Mund të them se këtë Samit të NATO-s, mund të vendosen piketa për të ardhmen e disa shteteve balltike dhe që janë në kufi me Rusinë”, tha Shtanmajer.

Kryediplomati gjerman nuk e ka përmendur çështjen e kontestit të emrit të Maqedonisë në fjalën e tij, ç'ka nënkupton se kjo temë nuk është aktualisht qendrore për Evropën dhe me siguri as në samitin më të afërt të NATO-s. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori