Problemet e Greqisë do ndikojnë në çështjen e emrit
Ambasadori amerikan në Shkup, Paul Wohlers, ka deklaruar të martën se ndryshimet e fundit në Greqi komplikojnë procesin për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë.

“Greqia momentalisht po kalon ndryshime të mëdha politike dhe ekonomike, dhe derisa ky vend gjendet në këtë proces, kjo komplikon përparimet në çdo proces tjetër, dhe jo vetëm për çështjen e emrit”, citon INA fjalët e Wohlers.

Ai ka theksuar se këto ndryshime politike dhe ekonomike në Greqi, nuk nënkuptojnë se nuk mund të punohet në zgjidhjen e problemit të emrit, mirëpo nuk do të jetë e lehtë.

“Sigurisht se ne nuk kemi hequr dorë nga kjo çështje. Procesi që është në kuadër të OKB-së do të vazhdojë. Qëndrimi ynë rreth kësaj çështje mbetet i njëjtë dhe i pandryshuar”, ka shtuar ambasadori.
Shtuar më 08/11/2011, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori