Probleme me regjistrimin
Regjistruesit e shpërndarë në terren për regjistrimin e popullsisë theksojnë se kanë probleme me plotësimin e formularit. Ata theksojnë se nuk kuptojnë në disa pjesë se çfarë duhet të plotësohet në formularë dhe hasin në vështirësi edhe gjatë operacionit që po zhvillojnë në terren.

“Po kemi probleme, pasi që nuk jemi trajnuar sa duhet nga instruktorët. Si shkon kështu puna, do të duhen me muaj për të kryer këtë operacion. Nuk kuptojmë shumë çka që është paraparë në formularë dhe nuk dijmë t`ia sqarojmë edhe qytetarit që regjistrohet”, thekson një nga regjistruesit për agjencinë e lajmeve INA.

Janë disa nga regjistruesit që nuk kanë kualifikimin e duhur shkollor dhe hasin në probleme me procesin e regjistrimit, për shkak të vështirësive që paraqiten me të dhënat e formularit.

Nga ana tjetër, një numër i madh i regjistruesve që janë nga administrata shtetërore nuk janë paraqitur nga dita e parë dhe se ata mungojnë për të dalur në terren.

Qeveria sot përmes një vendimi apeloi se do të ndëshkojë të gjithë ata që keqpëdorin ligjin dhe nuk i përgjigjen operacionit. “Të gjitha format e vërtetimeve mjekësore dhe dokumenteve tjera, me të cilat janë nxjerrë administrata dhe punonjësit e tjerë duke mos i`u përgjigjur regjistrimit, do të verifikohen nga komisione të posaçme shëndetësore dhe do të pasojnë masat ndëshkimore me ligj”, theksohet në vendimin e Qeverisë, raporton INA.

Apelohet që kjo kategori e regjistruesve menjëherë të paraqitet në zyrat rajonale për regjistrim dhe të nisin procesin e numërimit në terren.
Shtuar më 02/10/2011, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori