Përmbytjet/ Kuvendi do diskutojë mbi përgjegjësinë e institucioneve
Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave mori vendim që të mbahet debat mbikëqyrës për zbatimin e rregullave ligjore dhe nënligjore në fushën e sistemeve hidromeliorative dhe të punëve hidrometeorologjike.

Qëllimi i kërkesës për debat mbikëqyrës është të diskutohet rreth lëshimeve dhe përgjegjësive gjatë menaxhimit me vërshimet.

“Një nga qëllimet kryesore të debatit mbikëqyrës është konstatimi i përgjegjësisë së institucioneve dhe individëve, të cilët kanë obligim ligjor të analizojnë dhe planifikojnë rrjedhat dhe aktivitetet sa u përket sistemeve hidromeliorative dhe punëve hidrometeorologjike, në interes të zbatimit cilësor dhe në kohë të kompetencave ligjore për prezantimin, parandalimin e pasojave të mundshme dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronave të tyre si dhe mbrojtjen e të mirave natyrore dhe materiale të RM”, ka deklaruar Pançe Orcev nga LSDM.

Edhe grupi parlamentar i OBRM-PDUKM e ka mbështetur këtë nismë, por dyshon se LSDM mund ta keqpërdorë debatin për qëllime politike.

“E pranojmë nismën në pjesën ku thuhet se fatkeqësia natyrore është shkaktuar nga të reshurat e mëdha në territorin e këtij rajoni.

Dhe kjo është ashtu siç e thoni, pasi kjo ishte një nga fatkeqësitë më të mëdha që mbahet mend që ka ndodhur në Maqedoni.

Në varësi të asaj hapësire të vogël që ka përfshi dhe intensiteti i të reshurave që ndodhi atje dhe shpejtësia që ndodhi e gjithë kjo.

Por, pjesa ku ju silleni si gjykatës në vetë nismën është e papranueshme për grupin parlamentar të OBRM-PDUKM”, ka thënë Nikola Micevski nga OBRM-PDUKM.

Komisioni nuk e ka caktuar ende datën se kur do të mbahet debati mbikëqyrës rreth lëshimeve dhe përgjegjësive gjatë menaxhimit me përmbytjet që përfshinë rajonin e Shkupit dhe të Tetovës, por rregullorja parashikon që debati mbikëqyrësmbahet maksimumi 10 ditë pas miratimit të vendimit për mbajtjen e tij. /albeu.com/

Shtuar më 23/08/2016, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori